Lajme
Vjosa Osmani ka përshëndetur rezoluta të shumta, por jo rezolutën kundër trillimeve të Dick Martyt
Demokracia
18:25 | 22 Korrik 2022

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot u ‘detyra’ nga gazetarët që t’i thotë disa fjalë për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit me shpifje e trillime të ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Ajo u mundua që ta zbeh rezolutën e e Edi Ramës për Dick Martyn duke thënë se ajo nuk ka fuqi juridike dhe ‘mos prisni përshëndetje speciale për të’, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse sot nuk ia bëri zemra që ta përshëndes këtë rezolutë, ajo në të kaluarën kishte përshëndetur rezoluta të shumta.

Osmani ka thënë se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç thekson ajo qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm.

“Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në çdo punë tonën, është në çdo frymëmarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta çuar Kosovën përpara, ne e nderojmë secilin çlirimtare. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj. E vërteta është kjo. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal, UÇK-ja e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe ka luftuar për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Qyqarllëku i Vjosa Osmanit| Shfaq inatin me ish-presidentin Thaçi kur pyetet nëse do t’i vizitojë krerët e UÇK-së në Hagë

Presidentja gjithashtu ka thënë se ekziston edhe një parim bazë juridik që një rezoluta apo akt politik ose juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato.

“Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi, natyrisht që rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Mirëpo po ashtu ekziston edhe një parim bazik juridik, që një akt, qoftë ajo rezoluta apo akt politik apo juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që Lufta çlirimtare e Kosovës, Lufta çlirimtare UÇK-së s’mund të zhbëhet nga askush. Historinë s’mund ta ndryshojë askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal të udhëhequr nga Millosheviqi në atë kohë, mbetjet e të cilit janë ende në Serbi për fat të keq, në kontekst të mentalitetit po flas”, ka shtuar tutje Osmani.

Po ua sjellim disa raste kur Osmani kishte përshëndetur rezoluta.

Ajo muaj më parë ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute për Ukrainën.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fondamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë”, ka shkruar Osmani, përcjell Telegrafi.

Presidentja ka falënderuar deputetët që dënuan agresionin rus dhe iu hapën dyert refugjatëve nga Ukraina.

“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe më tej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina”.

“Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, ka shkruar tutje Osmani.

Ajo e kishte përshëndetur edhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës kundër gjenocidit në Srebrenicë.

Të ngjashme