Lajme
Vjosa Osmani hesht për zgjedhjen e Lumir Abdixhikut kryetar
Demokracia
16:42 | 14 Mars 2021

Share:

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Me 190 vota, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila më 14 mars mbajti zgjedhjet e brendshme. Pas zgjedhjes së tij si kryetar kanë reaguar shumë bashkëpartiakë të tij, përfshirë edhe kundërkandidatët e Abdixhikut, Lutfi Haziri e Besian Mustafa, raporton Demokracia.com.

Në deklarimet e tyre, Haziri dhe Mustafa i dhanë mbështetje të fuqishme Abdixhikut, pavarësisht se ai ishte kundërkandidat i tyre në këto zgjedhje. Por, reagime dhe urime për zgjedhjen e Abdixhikut ka pasur edhe nga të tjerët, përfshirë Isa Mustafën, Avdullah Hotin e shumë të tjerë.

Mirëpo, pavarësisht se gjatë kohës sa ishte pjesë e LDK-së, Vjosa Osmani ishte shumë e afërt me Lumir Abdixhikun, ajo ka zgjedhur heshtjen dhe akoma nuk e ka uruar atë, raporton më tutje Demokracia.com.

Kanë kaluar më shumë se dy orë që kur Abdixhiku u zgjodh kryetar i ri i LDK-së dhe Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për zgjedhjen e tij.

Po ashtu, as nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera nuk ka pasur ndonjë reagim pas zgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme