Lajme
Vjosa Osmani flet si drejtoreshë e QKUK-së: Do t’i përmirësojmë kushtet në klinikë
Demokracia
16:21 | 19 Tetor 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Klinikën e Onkologjisë sot gjatë ditës.

Aty ajo tentoi të dërgonte ca mesazhe, por duket se ajo harroi se ajo është vetëm presidente.

Kjo pasi, në prononcimin për media, Osmani foli sikurse të ishte shefe e QKUK-së, duke thënë se do të punonte për të përmirësuar kushtet në klinikë.

“Do të bëjmë çmos që kushtet në këtë klinikë të përmirësohen që puna e tyre të lehtësohet, që sukseset në parandalim dhe jetëgjatësi të rriten sepse, siç tha një doktor, kur pacientët vijnë këtu nuk ankohen që s’ka asfalt. Kështu që lë të jetë një mesazh për të gjithë ata që në fundvit vendosin se kujt t’i jepet përparësi sa i përket buxhetit shtetëror, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Andaj bëj thirrje që asgjë të mos jetë prioritet më i madh sesa shëndetësia në vendin tonë”, tha Osmani, transmeton Klankosova.

Për më shumë, ajo foli pak edhe sikur të ishte shefe e Qeverisë, duke folur për prioritizimin e shëndetësisë në buxhetin e Kosovës.

“Edhe vetë si presidente dhe natyrisht si presidencë do të vazhdojmë të rrisim kontributin nga 100 pacientë të shkojmë në 400 e kështu ta rrisim në vazhdimësi. Të gjitha janë çështje që duhet dhe mund të trajtohen, nuk është shkencë raketore, janë kërkesa që mund të realizohen, kur ka vullnet politik”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme