Lajme
Vjosa Osmani e përmend UÇK-në, por e gabon dy herë emrin e fshatit ku u zhvillua një betejë
Demokracia
15:02 | 09 Prill 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si duket nuk e ka ditur emrin e fshatit ku ishte zhvilluar një betejë e rëndësishme e UÇK-së sot e 24 vjet më parë. Ajo i është referuar atij fshati dy herë gabimisht.

Bëhet fjalë për fshatin Rakoc të Kaçanikut.

Fillimisht, presidentja Osmani këtij fshati i ishte referuar si Retkoc e më vonë edhe si Ratkoc. Ky i fundit është emri i një fshati në Rahovec dhe jo në Kaçanik.

Sidoqoftë, deklarata e presidentes është përmirësuar dhe është vënë përfundimisht emri në mënyrën e drejtë.

E veçanta e kësaj deklarate është se presidentja Osmani e përmend edhe UÇK-në, siç ndodh shumë rrallë.

Të ngjashme