Lajme
“Vjosa Osmani e fshehu motrën e saj në Presidencë për fotografi me Dua Lipën”
Demokracia
09:53 | 24 Gusht 2022

Share:

Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar krerët e shtetit për qasjen në procesin e dialogut me Serbinë, duke thënë se politika e Albin Kurtit ndaj Serbisë nuk ka asnjë lidhje me përpjekjen për vendosje të reciprocitetit ndërshtetëror.

“Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel vuri në lëvizje makinerinë e aktivistëve të mërdhezur të VV-së, një pjesë të konsiderueshme të opinionit vendor, e cila verbërisht ka vendosur t’i bindet tandemit të dëmshëm Kurti-Osmani dhe analistët e telekomanduar nga zyra e mini-manxhukave të Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në një opinion.

Për më tepër, Haxhiu hodhi kritika ndaj Osmanit edhe për atë që para pak ditës ajo u përball me kritika – familjarët në Presidencë.

Haxhiu thotë se derisa krejt këto zhvillime të nxehta po ndodhin, presidentja Osmani është e angazhuar që të fshehë motrën e saj në Presidencë për t’i siguruar fotografi me njerëz të famshëm.

Ai thotë se këtë e bëri kur mysafire në zyre e pat këngëtaren Dua Lipa.

“Vjosa, ndërkaq, mund të jetë e zëne duke fshehur motrën e saj ne paradhomën e Presidencës për t’i siguruar ndonjë fotografi me diplomatë të huaj, siç bëri në rastin e Dua Lipës”, ka shkruar Haxhiu.

Në ceremoninë pritëse ku e shpalli Dua Lipën Ambasadore Nderi, Osmani kishte marrë edhe bashkëshortin e saj dhe dy vajzat. Për këtë ajo u kritikua se e ktheu Presidencën në rezidencë familjare derisa pati edhe tërheqje vërejtjesh për shkelje të rëndë protokolli. /Gazeta Express/

Të ngjashme