Sport
Vjosa me përforcime të mëdha, kërkon të sfidojë për titullin e kampionit në futsall
Demokracia
22:45 | 27 Janar 2025

Share:

Vjosa është një nga klubet më të organizuara në futsall, ku këtë sezon pretendon pozitat e para dhe trofetë. 

Klubi nga qyteti i Shtimes, është në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës, më 18 pikë, aq sa ka Drenica dhe Mabetexi.  

Vjosa ka qenë aktive në këtë afat kalimtar, duke afruar deri më tani pesë lojtarë, tre nga Venezuela dhe dy nga Maqedonia e Veriut.   

Jesus Chavela Vidal, Jesus Rivas dhe Alexander Moreno janë lojtarët cilësorë të afruar nga Kolumbia. 

Lojtarët që vijnë nga ky vend shpesh kanë treguar kualitet të lartë në futsallin kosovar. 

Po ashtu është afruar portieri i talentuar meqedonas, Antonio Petrovski dhe talenti tjetër Mario Blagojevski.

Të ngjashme