Lajme
Vjen super-kalendari i festave, pushohet 5 të hëna radhazi
Demokracia
16:08 | 04 Prill 2022

Share:

Muajt prill dhe maj do të kenë plotë ditë pushimi, si rezultat i ditëve në të cilat bien festat zyrtare.

Për shkak të Ditës së Kushtetutës, dhe Pashkëve Katolike e Ortodokse që bien në fundjavë, do të jenë pushimë të hënat e 11, 18 e 25 prillit.

Ndërsa edhe në muajin tjetër do të jenë pushim edhe dy të hëna, më 2 e 9 maj. Kjo për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditës së Evropës.

Për më tepër, edhe një e martë do të jetë ditë pushimi, për shkak se festa e Fitër Bajramit, i bie të hënën e 2 majit, kur pushohet për 1 Majin.

Të ngjashme