Lajme
Vjen reagimi i Rusisë pas bisedës Biden-Putin: Histeria ka arritur kulmin
Demokracia
21:33 | 12 Shkurt 2022

Share:

Kremlini ka denoncuar “histerinë kulmore” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth konfliktit në Ukrainë, por, deklarojnë se Vladimir Putin dhe Joe Biden kishin rënë dakord të vazhdonin dialogun.

Duke folur pas bisedës telefonike mes Biden dhe Putin, këshilltari i lartë i Kremlinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov, tha në një konferencë se “Histeria ka arritur kulmin e saj”, shkruan Aljazeera.

Tutje, Ushakov, thotë se pala amerikane ka kërkuar që kjo bisedë telefonike mes Biden dhe Putin të bëhet këtë të shtunë, edhe pse e njëjta ishte planifikuar për të hënën.

Kujtojmë se pas kësaj bisede, Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se nëse Moska ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, bashkë me aleatët dhe partnerët “do të përgjigjemi me vendosmëri dhe do të imponojmë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë”.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë,” ka thënë Biden sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Putini sulmon të mërkurën” – 5 mënyra për shmangien e luftës Rusi-Ukrainë

Të ngjashme