Lajme
Vjen reagimi i Muhaxherit nga terreni: Po e kthejmë kontrollin, Lumbardhi nuk ka rrezik
Demokracia
20:34 | 22 Nëntor 2022

Share:

Reshjet e pandërprera të shiut kanë rikthyer vërshimet sërish sonte (martë) në komunat e Rrafshit të  Dukagjinit. Në Pejë po paraqitet situatë e rënduar.

Pas sinjaleve të para, kryetari i kësaj komunës Gazmend Muhaxheri ka dalë  në terren së bashku me ekipet përkatëse prej nga ka dhënë hollësi.

“Po paraqitem nga terreni. Janë vërtet reshje të mëdha tash e sa ditë. Lajmi kryesor për qytetarët është se Lumbardhi nuk rrezikon. Dy arterie i kemi më të ndjeshme e të cilat shumë shpejt do ti kthejmë në kontroll. Pika e ‘Asllan Çeshmës’ e cila duket se ka sjellë ujin në qendër dhe pika e kanalit të Zatrave këtu në ‘Karagaç’. Përgjithësisht situata është nën kontroll dhe normal jemi në terren”, tha Muhaxheri për ‘RADIO 1’.

LEXO EDHE:

VIDEO| Situatë e rënduar në Pejë, vërshohet qendra e qytetit dhe disa lagje tjera

Muhaxheri ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në lëvizje.

Të ngjashme