Lajme
Vjen një ide e re për “Sunny Hill”| Ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë
Demokracia
23:32 | 14 Qershor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se Festivali Sunny Hill do të ishte i mirëpritur edhe në Shkup.

Ai ka hedhur idenë që të ketë një organizim të përbashkët në tri kryeqytetet: Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

“Sunny Hill Festival është më se i mirëseardhur në Shkup, ideale do të ishte organizimi i përbashkët Shkup, Tiranë, Prishtinë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Prishtina humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Sahatçiu thotë se MAPL po mashtron.

Të ngjashme