Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas mbërrin nesër në Tiranë ku do të pritet nga presidenti Bajaram Begaj rreth orës 08:50.
Në orën 10.30 do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, që do të prihet nga një takim me delegacionet përkatëse.
Në mbyllje të konferencës, në Ministrinë e Jashtme do të mbahet një tryezë për sigurinë. Takime të tjera zyrtarja e lartë do të ketë me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes Piro Vëngu, raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nisi sot viziten në Ballkanin Perëndimor.
Në vizitën e parë të saj në rajon, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.