Sport
Vjen lajmi i bujshëm për yllin e Premier Leagues, nis kontaktet me Barcelonën
Demokracia
16:06 | 25 Mars 2022

Share:

Manchester United nuk po zhvillon një sezon pozitiv dhe kjo situatë ka shkaktuar shumë pakënaqësi brenda skuadrës. Pakënaqësi këto që mund të çojnë te largime të bujshme në fund të sezonit.

Sipas El Chiringuito, Barcelona duket se është vënë në lëvizje për të kuptuar nëse mund ta marrë Marcus Rashford në Katalonjë. Anglezi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Manchester United, që skadon ne verën e vitit 2023 edhe pse klubi ka të drejtën për ta zgjatur edhe për një sezon.

Media spanjolle ka thënë se ka patur një kontakt mes lojtarit dhe pjesëtarëve të klubit katalanas dhe duket se ka një interesim të sulmuesit për t’u transferuar, veçanërisht për të luajtur si qendërsulmues, roli i tij i preferuar.

Të ngjashme