Sport
Vjen edhe zyrtarizimi, klubi gjerman shkëput përfundimisht marrëveshjen me sponsorin rus
Demokracia
15:00 | 28 Shkurt 2022

Share:

Disa ditë më parë klubi gjerman i Schalke 04 ishte klubi i parë që mbajti qëndrim kundër Rusisë, për shkak se kjo e fundit filloi sulmet ndaj Ukrainës.

Klubi gjerman theksoi se marrëveshja me sponsorin kryesorë të skuadrës “Gazprom” ishte ndërprerë, ndërsa zyrtarizimi i prishjes së kësaj marrëveshjeje u bë vetëm ditën e sotme nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Bordi i drejtorëve të FC Schalke 04 ka vendosur të përfundojë para kohe partneritetin midis S04 dhe GAZPROM. Bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës janë në bisedime me përfaqësuesit e sponsorit kryesor aktual dhe informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin për media./Demokracia.com/

Të ngjashme