Lajme
Vjen edhe një goditje e rëndë për Kurtin nga SHBA-ja
Demokracia
17:05 | 26 Maj 2023

Share:

Senatori amerikan, Chris Murphy,  i cili para pak ditësh ishte për vizitë në Kosovë është shprehur i  befasuar nga aksioni i institucioneve të Kosovës për t’ua mundësuar hyrjen në objekte komunale në veri,  katër kryetarëve të rinj të komunave.

Murphy e ka quajtur provokim këtë veprim dhe ka kërkuar që të ndalet menjëherë.

Në një shkrim në Twitter, duke mbështetur qëndrimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, që dënoi aksionin e Policisë për të ndërhyrë ndaj protestuesve për t’ua mundësuar kryetarëve të hyjnë në objektet komunale, Murphy ka thënë se në takimin e mëhershëm në Kosovë, kryeministri Albin Kurti nuk ia kishte përmendur ndonjë plan për këtë çështje.

“Sapo fola me këshilltari Chollet për zhvillimin problematik. Në takimin në Prishtinë të hënën me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për të hyrë në objektet komunale. Si mik i Kosovës, jam befasuar dhe ai duhet ta ndalë këtë provokim menjëherë”.

“Po këto komuna janë pjesë e Kosovës dhe nën juridiksionin e Prishtinës. Këta zyrtarë kanë të drejtën teknike ligjore që t’u qasjen atyre objekteve. Por në këtë moment, me situatën aq të tensionuar në veri, është provokim i qëllimshëm dhe hap i panevojshëm”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme