Komisioni Disiplinor i League 1 në Francë, ka dhënë dënimin e parë ndaj Olimpik Lyon pas sulmit që i është bërë yllit të Marseille, Dmitri Payet, me [rast edhe u ndërpre ndeshja.
Komisioni ka marrë vendim që stadiumi i Lyonit të jetë me dyer të mbyllura për një kohë të pacaktuar. Sa i përket fatit të ndeshjes me Marseille, vendimi përfundimtar do të merret më 8 dhjetor.
Ndeshja tjetër në shtëpi e Olimpik Lyonit kundër Reimsit, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor (21:00), do të luhet pa tifozë.
Deri më tani, policia franceze ka arrestuar katër persona për këtë rast. /Demokracia.com