Lajme
Vjedhje e rëndë në Spitalin e Gjilanit, policia arreston tre persona
Demokracia
09:37 | 26 Prill 2022

Share:

Tre persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas Policia e Kosovës ka njoftuar se në hapësirat e jashtme të Spitalit Rajonal të Gjilanit, persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar, një shtetas i Shqipërisë dhe dy kosovarë dhe që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Vjedhja ka ndodhur më 28 mars, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë dje.

“VJEDHJE E RËNDË /Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Demorkacia.com/

Të ngjashme