Lajme
Vizitë private?| Nuk do ta besoni kush është ‘shoferi’ i Kurtit në SHBA (VIDEO)
Demokracia
21:24 | 16 Maj 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takime që po zhvillon atje ai po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, e ka edhe një detyrë shtesë, atë të shoferit.

Një video e publikuar tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.

“Kryeministër, fshesën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti vizitën në SHBA e ka nisur më datën 6 të këtij muaji, mirëpo deri më tash nuk e ka takuar asnjë zyrtarë të lartë amerikanë as nga Shtëpia e Bardhë e as nga Departamenti i Shtetit. Ka shumë të tillë që këtë vizitë të tejzgjatur të Kurtit në SHBA po e quajnë private. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024