Lajme
Vizita e tre kryeministrave në Kiev është përgatitur në fshehtësi të madhe, ja me çka po udhëtojnë
Demokracia
12:40 | 15 Mars 2022

Share:

Vendimi i kryeministrave të Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke për të udhëtuar sot në Kiev për të mbështetur lidershipin ukrainas në mes të agresionit rus është përgatitur në fshehtësi, transmeton Demokracia.com.

Ata po udhëtonin me tren për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me vdekjen që fshihej në tokën ukrainase në çdo hap. Është një akt i rrezikshëm, por i guximshëm, shumë i guximshëm, shkruan gazeta sllovene Demokracija.si.

Megjithatë, është një investim në lirinë dhe sovranitetin e vendeve më afër Rusisë agresive, shkruan kryeredaktori i së përjavshmes Jozhe Bishçak, i cili shton se për shkak të situatës në Kiev ku ushtria ruse po kryen sulme, vendndodhja dhe koha e takimit të tyre me Zelensky nuk dihen.

Udhëtimi i rrezikshëm në Kiev me tren u organizua në marrëveshje me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel, dhe “katër guximtarët” drejt Kievit ka udhëtuar edhe kryetari i Komitetit për Siguri dhe Mbrojtjes Kombëtare Polake, Jaroslaw Kaczynski.

Nuk është rastësi që liderët e vendeve që kanë përjetuar atë që është “e keqja bolshevik dhe komuniste” dhe çfarë do të thotë të shtypësh “çizmet ushtarake totalitare”, kanë vendosur për një udhëtim të rrezikshëm në Kiev.

Kjo është arsyeja pse “Zoti dhe engjëjt në rrugën e tyre për në Kiev do ta mbrojnë katërshen e guximshme të Evropës Qendrore”, shkruan Bishçak. /Demokracia.com/

Të ngjashme