Derisa kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, po parakalonte në tepihun e kuq, të gjitha televizionet që po transmetonin këtë ceremoni, u bllokuan në imazhet e tyre. Kjo ndodhi pasi që pajisjet e LIVE (valët) janë bllokuar dhe transmetimi i ceremonisë së pritjes ka qenë i pamundur, dhe e gjitha kjo ndodhi për arsye të sigurisë.
Kështu ka njoftuar KosovaPress, për mediat me të cilat ka marrëveshje.
“Përshëndetje të nderuar, Duam t’ju njoftojmë se për arsye të sigurisë për vizitën e kancelarit Scholz, pajisjet e LIVE (valët) janë bllokuar dhe transmetimi i ceremonisë së pritjes ka qenë i pamundur, jo vetëm për KosovaPress por për të gjitha mediat e pranishme”, ka njoftuar KP.
Takimi i Kurtit me Scholz ka filluar në objektin e Qeverisë dhe pas takimit pritet të ketë konferencë për media.