Lajme
Vizita e Ramës në Hagë, Krasniqi: Faleminderit nga zemra Kryeministrit Rama për kujdesin vëllazëror
Demokracia
19:20 | 10 Maj 2022

Share:

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Rama me vizitën e tij sot në Hagë te ish-presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe rikujtoi se vlerat solidare janë të përtejkufijshme siç ishin në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për liri.

“Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Falemnderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë.

Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën./Demokracia.com/

Të ngjashme