Lajme
Vizita e Pelosit drejt Tajvanit: Si po bëhet një kokëdhembje gjeopolitike për ShBA-të
Demokracia
13:07 | 27 Korrik 2022

Share:

Plani i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të vizituar Tajvanin ka irrituar Kinën dhe ka lënë Shtëpinë e Bardhë me një kokëdhembje serioze gjeopolitike. Sa i madh është ky problem?

Kina ka paralajmëruar për “pasoja serioze” nëse Pelosi vazhdon me vizitën e saj, shkruan BBC.

Në linjën e dytë të presidencës, pas zëvendës-presidentes, Pelosi do të bëhej zyrtarja më e lartë amerikane që ka udhëtuar drejt ishullit që nga viti 1997.

Kjo ka zemëruar Kinën e cila e sheh Tajvanin e vetëudhëhequr si një provincë të ndarë që duhet të bëhet pjesë e vendit. Pekini nuk ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur këtë.

Madje, raportohet se edhe administrata Biden është përpjekur për ta dekurajuar demokraten nga Kalifornia për të shkuar atje.

Javën e fundit, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve se ‘mendësia ushtarake nuk është ide e mirë’, por Shtëpia e Bardhë e ka quajtur si ‘tërësisht të panevojshme’ retorikën kineze kundër një udhëtimi të tillë.

Departamenti i Shtetit ka thënë se Pelosi nuk ka njoftuar për ndonjë udhëtim dhe se qasja e Shteteve të Bashkuara drejt Tajvanit mbetet e pandryshuar.

Teksa ShBA vazhdon ta quaj si “një marrëdhënie jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka lidhje formale diplomatike me Kinën dhe jo me Tajvanin.

Udhëtimi i Pelosit, nëse ndodhë, do të bëhej në kohën e tensioneve në rritje në mes Washingtonit dhe Pekinit- dhe para një telefonate të paralajmëruar në mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe liderit kinez, Xi Jingping.

Pse do të dëshironte Pelosi të vizitonte Tajvanin?

Ekziston një mbështetje mbipartiake për Tajvanin në mes të publikut dhe kongresit amerikan.

Dhe përgjatë karrierës së saj 35 vjeçare, Pelosi ka qenë një kritike e zëshme kundër Kinës.

Ajo ka shpërfaqur akuzat për të drejtat e njeriut, është takuar më disidentët pro-demokratë dhe gjithashtu kishte vizituar Sheshin Tiananmen për të përkujtuar viktimat e masakrës së vitit 1989.

Plani fillestar i Pelosit ishte për të vizituar Tajvanin në prill, por udhëtimi ishte shtyer për shkak se ajo kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo ka refuzuar për të diskutuar detaje rreth udhëtimit, por javën e kaluar kishte thënë se ai ishte “i rëndësishëm për të treguar mbështetjen tonë për Tajvanin”.

Pse Kina kundërshton vizitën?

Pekini e sheh Tajvanin si territor të vetin dhe vazhdimisht ka përsëritur mundësinë e aneksimit edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Zyrtarët kinezë kanë shprehur nervozën e tyre ndaj atyre që i quajnë si rritje e bashkëpunimit diplomatik në mes të Taipei dhe Washingtonit. Kjo përfshinë edhe një vizitë të befasishme të gjashtë ligjvënësve amerikanë në prill.

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë se Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, paralajmëroi se vendi i tij “do të merrte masa të forta” nëse Pelosi vazhdon tutje me vizitën e saj.

“Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjëse për të gjitha pasojat serioze”, tha ai.

Një zëdhënës nga Ministria kineze e Mbrojtjes, duket se ka nënkuptuar që mund të ketë edhe një përgjigje ushtarake.

“Nëse pala amerikane vazhdon tutje, ushtria kineze nuk do të rrinte duarkryq dhe do të merrte masa të fuqishme për të penguar çdo lloj ndërhyrje nga jashtë ndaj përpjekjeve separatiste për ‘pavarësinë e Tajvanit’, tha kolonel Tan Kefei për China Daily.

Javën e kaluar, ish-redaktori i gazetës shtetërore kineze, Global Times, sugjeroi se një “përgjigje shokuese ushtarake” mund të jetë duke u ruajtur për Pelosin.

“Nëse Pelosi viziton Tajvanin, aeroplanët luftarakë do të shoqërojnë aeroplanin e Pelosit gjatë hyrjes në ishull, duke shënuar një hyrje historike në ishull të një aeroplani luftarak nga toka kryesore për herë të parë”, shkruajti Hu Xijin.

Deri më tani, politika e Washingonit për “paqartësi strategjike” ka nënkuptuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë krejtësisht të paqarta se si dhe nëse do ta mbronte Tajvanin në rast të një sulmi të madh drejt ishullit.

Të ngjashme