Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Europian.
Takimi nisi nga ora 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media.
Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani./Express/