Lajme
Vizita e Erdoganit bllokon rrugët nga Tirana në Milot
Demokracia
18:21 | 15 Janar 2022

Share:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të mbërrijë për një vizitë zyrtarë në Tiranë të hënën, më 17 janar.

Erdogan pritet të mbajë një fjalë në seancën e parë të sesionit të ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dorëzojë banesat e ndërtuara me kontribut të qeverisë turke në Laç, të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë kuadër, të hënën disa akse rrugore nga Miloti në Tiranë do të jenë të bllokuara për disa orë, shkruan EuroNews.

Policia njoftoi se aksi Milot-Vorë-Milot dhe rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, do të jetë i bllokuar për automjetet nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00.

Gjithashtu, do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit-Laç, nga ora 08:30 deri në orën 12:30.

Ndalim qarkullimi për automjetet do të ketë edhe në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në orën 10:00.

Të ngjashme