Lajme
Vizat për serbët e Kosovës, Çollaku: Vendim krejtësisht i panevojshëm dhe i paarsyeshëm
Demokracia
23:42 | 23 Prill 2024

Share:

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës.

Ai u shpreh se ky është një vendim i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe siç u shpreh ai, cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Është një vendim krejtësisht i panevojshëm, i paarsyeshëm dhe mbi të gjitha që cenon në mënyrë të drejtpërdrejt në një formë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, sepse dihet, poseduesit e pasaportës janë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe vetëm organet kompetente të përcaktuara me kushtetutë dhe me ligje nga ana e Republikës së Kosovës kanë të drejt të pajisen me pasaporta përkatëse për udhëtim”, është shprehur ai.

Të ngjashme