ShowBiz
Vivien vazhdon të qëndrojë në Kosovë pranë të dashurit të saj, Getinjos (FOTO)
Demokracia
21:30 | 11 Shkurt 2023

Share:

Çifti më i komentuar i momentit, ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Getinjo dhe Vivien duket se po kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit, pas eliminimit të kësaj të fundit nga gara.

Rep artisti Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, ka publikuar edhe fotografi nga studioja e spektaklit Prime, ndërsa nuk kanë munguar as imazhet më private.

Ylli i hitit “Pare” ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi pranë Vivien, derisa ka mbishkruar edhe me një ‘emoji’ të syrit të kaltër. Të njëjtën foto e ka ripostuar edhe ajo.

Siç duket edhe pse Vivien e ka familjen në Shqipëri, ajo ka preferuar të qëndrojë akoma pranë Getinjos në Kosovë.

Të ngjashme