ShowBiz
“Vivien e ka shfrytëzuar Getinjon për të dalë në pah”
Demokracia
19:43 | 06 Janar 2023

Share:

Gjatë natës së sotme, banorët e nominuar të shtëpisë që kanë darkuar në oborr i janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga “Vëllai i Madh” mbi banorët e panominuar, dhe në të njëjtën procedurë kaluan edhe këta të fundit.

Kësisoj, në pyetjen e bërë se – “Cili nga të nominuarit ka shfrytëzuar banorë të tjerë?”, banorët që gjendeshin brenda të ulur në sallon dhe pranë ekranit, dhanë përgjigjet e tyre.

Sipas Artës, të gjithë banorët e nominuar të javës kanë shfrytëzuar minimalisht nga një person tjetër brenda kastit të Big Brother VIP Kosova.

“Të gjithë të nominuarit pak a shumë janë të lidhur edhe me një person tjetër që nuk janë ata vetë. Lugati e ka shfrytëzuar prezencën e Shotës, sa ka qenë ajo këtu, Edoni po ashtu, Vivien të GetinJos dhe Andi që është i lidhur pos Gresës, edhe me Stresin dhe Artanin. Të të katërtit e kanë nga një person që e kanë shfrytëzuar”, ka thënë Arta.

Pak a shumë, njëjtë janë shprehur edhe Ana e Stresi.

“Mendoj që të gjithë nga pak e kanë shfrytëzuar dikënd tjetër. Vivien mendoj që e ka shfrytëzuar Getinjon, për të dalë pak në kah”, ka thënë Ana.

“Nuk kisha thënë për të gjithë, sepse ashtu e logjikoj unë. Bashkëngjitëm pak me deklaratën e Artës që i dha disa arsye dhe pajtohem me to. Por, tre janë për mua, Lugati, Vivi dhe Edoni”, ka thënë Stresi.

Por, si u përgjigjën banorët e tjerë të panominuar? Mësojeni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme