Lajme
“Vitin që po e lëmë pas, Kosova bëri shumë hapa pas”, sipas Krasniqit këto janë dështimet e Qeverisë Kurti
Demokracia
13:47 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se në vitin që po e lëmë pas Kosova poashtu ka bërë shumë hapa pas e një gjë e tillë është përgjegjësi e Qeverisë Kurti.

Krasniqi ka numëruar edhe disa nga rezultatet që Kosova nuk i meriton, po që sipas saj pushteti aktual ia ka ngarkuar.

Aty ajo ka përmendur sipas saj rezultatin e keq në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, sanksionet e BE-së ndaj Kosovës e poashtu edhe 2965 milionë euro të bllokuara, përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe ‘23”.

Postimi i plotë:

Uroj që viti 2024 të jetë një vit që e meriton Kosova!

Edhe në vitin që po lëmë pas u bënë shumë hapa pas. Dështimi në politikë të jashtme dhe në procesin integrues është vetë dështimi i qasjes së politikës së brendshme. Është një rezultat i keq që nuk e duam asnjëherë. Është përgjegjësi e plotë e pushtetit aktual.

Disa nga rezultatet që Kosova nuk i meriton, mirëpo qeverisja aktuale ia ngarkon fatkeqësisht:
Rezultat i keq: asnjë njohje e re për Kosovën tonë.

Rezultat i keq: asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Rezultat i keq: sanksione për vendin tonë.
Rezultat i keq: 295 milion euro te bllokuara nga BE.

Rezultat i keq: përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe ‘23”.

Rezultat i keq: nga ambasador në tregtar me plot dyshime për keqpërdorim, dhe atë për energji elektrike me kompani serbe.

Rezultat i keq: rezervat shtetërore sigurohen jashtë vendit nga personat pa përgjegjësi shtetërore e me shumë dyshime për keqpërdorim.

Rezultat i keq: 7500 në muaj për këshilltar pa asnjë rezultat.
E shumë të tjera, fatkeqësisht!

Të ngjashme