Lajme
Vitin e ardhshëm do ndërtohet një qendër e shëndetit për gratë në Prishtinë
Demokracia
13:41 | 10 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vazhdon vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe që po shërben edhe për vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet afaristëve nga Prishtina dhe Abu Dhabi.

Së fundi, ai u takua edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Autoritetit të Grave Arabe, Mohammed Al-Dulaimi.

Zyra për media e Autoritetit të Grave Arabe tha sot në një deklaratë për shtyp se në takim diskutuan për aranzhimet për vizitën e delegacionit të kryesuar nga Al-Dulaimi në Kosovë.

Vizita parashihet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm për të vënë gurthemelin për qendrën e shëndetit të grave në kryeqytet, Prishtinë.

Poashtu do të mbahet edhe Forumi i Grave Arabe dhe Kosovare në Kosovë gjatë muajit korrik./indeksonline

Të ngjashme