Lajme
Vitija: Tre drejtorët e fundit në SHSKUK dhanë dorëheqje një ditë para se të shkarkoheshin
Demokracia
12:10 | 26 Janar 2023

Share:

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka thënë se tre drejtorët e fundit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës që kanë dhënë dorëheqje, këtë vendim e kanë marrë një ditë para se të shkarkoheshin.

“Tre drejtoret e fundit ne SHSKUK qe kane dhene doreheqje, e kane marr kete vendim nje dite para se me u shkarku”, ka shkruar Vitija.

Ndryshe, sot ka dhënë dorëheqje ushtruesja e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.

Raçi e ka lënë pozitën pas shumë problemeve dhe skandaleve në këtë institucion në muajt e fundit.

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para gjashtë muajsh.

Të ngjashme