Lajme
Vitia për punësimin e infermierëve gjatë pandemisë: Kontrata e tyre ka përfunduar
Demokracia
12:16 | 24 Qershor 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës plenare, ka thënë se 300 infermierë nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontratat ne një kohë kur ka pasur nevojë.

Vitia ka thënë se nëse infermierëve u është premtuar se kontrata e tyre do të vazhdohet, atëherë ata janë mashtruar, pasi sipas tij, ata nuk mund të kalojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës, sepse marrëveshja ishte me Bankën Botërore, raporton Demokracia.com.

“Kam për obligim të ju sqaroj për problemin  infermierëve, këta infermierë nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontrata në një kohë kur ka pasur nevojë për këta infermier. Dhe këto kontrata u referu për ish-ministrin. Kanë qenë kontrata që kanë qenë më një afat të caktuar dhe në kontratë e kanë pasur si të tillë. Nëse ish ministri apo kushdo tjetër ju ka premtuar që do t’ju vazhdohet ky afat, atëherë fatkeqësisht ata janë mashtruar. Ne kemi respektin maksimal për ta por ky është realiteti. Ata kanë pas kontratë më Bankën Botërore, dhe siç  e dini nga marrëveshja ndërkombëtare nuk mund të kalojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Për ndryshe ka pasur një konkurs të ri, ku te gjithë këta kanë mundur të aplikojnë”, ka thënë Vitia.

Vitia ka përsëritur se nëse ju është bërë një premtim që këta infermier mund të vathojnë pas kontratës që e kanë pasur, ata janë mashtruar. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme