Lajme
Vitia pas masave të reja: Varianti i ri britanik është më shpërndarës
Demokracia
16:34 | 05 Prill 2021

Share:

Pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën u miratuan masat e reja anti-COVID, Kryeministri Albin Kurti doli në një konferencë për medie së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Vitia para mediave tregoi për situatën epidemiologjike në vend, dhe tregoi arsyet se pse janë marrë këto masa të reja lidhur me pandeminë COVID-19 në vend, duke shtuar kështu se ditëve në vijim pritet të vijë edhe kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19, raporton Demokracia.com

“Javën që lamë pas mirëpritëm kontingjentin e parë të vaksinave në Kosovës, nga dita që jemi ne ministrinë e shëndetësisë si qeveri e re kemi intensifikuar punën në ekipin e ministrisë e shëndetësisë për sigurimin sa më të shpejt e në numër sa më të madh të vaksinave për qytetarët tanë. Në angazhimin e përbashkët brenda një kohe të shkurtët të të arrijmë të marrim edhe konfirmimin për sigurimin e një sasie të konsiderueshme për sigurimin e këtyre vaksinave”, tha Vitia.

Vitia po ashtu tregoi se ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varianteve të reja me COVID-19, sidomos ai britanik

“Në dy javët e fundit kemi pasur mesatarisht mbi 10 vdekje në ditë trend i cili duhet të ndryshohet urgjentisht masat të cilat janë proporcionale me situatën e krijuar. Jemi në gjendje të rëndë prandaj edhe masat që duhet t’i ndërmarrim duhet të jenë në përputhje me këtë gjendje të rënduar…Ajo që ka rënduar situatën është prezenca e varainateve të reja me COVID-19, sidomos ai britanik. Varianti i ri britanik është më shpërndarës, është më agresiv dhe i prek moshat e reja…Gjendja në spitale është shumë e rëndë. Brenda pak ditësh numri i të shtrirëve në spitalet tona do të kalojë numrin 1 mijë”, tha më tej Vitia.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës është mbledhur  në ora 15:00 për të marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19 dhe sipas kryeministrit Kurti vendimi për masat e reja është përgatitur nga Ministia e Shëndetësisë dhe i njëjti është votuar në mënyrë unanime nga ministrat./Demokracia.com/

Të ngjashme