Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që po mban për media ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës po përgatit disa skenar në lidhje me gjendjen me pandeminë.
Vitia ka thënë se si skenar mund të jetë edhe organizimit i spitaleve të karakterit fushor, pas rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim për shkak të COVID-19, raporton Demokracia.com.
“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët. Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve”, ka thënë Vitia./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/403623771176069