Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media ka prezantuar masat e reja kundër koronavirusit.
Duke folur për procesin e vaksinimit, Vitia ka thënë se janë administruar mbi 1 milionë doza të vaksinës antiCOVID, derisa ka shtuar se rreth 680 mijë qytetarë në Kosovë janë vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës.
Ai i ka bërë thirrje grave shtatzënë që të vaksinohen, ndërsa ka apeluar te stafi shëndetësorë që të inkurajojnë të gjithë për marrjen e vaksinave.
“I bie mbi 50 për qind e popullatës në Republikën e Kosovës që mund të marrin vaksinë. Lajm shumë i mirë dhe me këtë ritëm shpejt mund të arrijmë nivel të lartë të vaksinimit e të mbrojmë shëndetin tonë e të dashurve tanë. Valë të reja do të ketë, e numri i hospitalizimeve pas saj mund dhe do të rritet. Nuk po e themi ne, po e thonë shkenctarët e po e vërteton situata në terren. Përkundër që varianti Delta po ashton frikshëm numrin e të infektuarve e hospitalizuarve, studimet po tregojnë efikasitet të lartë të vaksinave ndaj këtij varianti, sidomos vaksinave që gjenden në Kosovë, ajo e Pfizerit dhe AstraZenecas”, ka thënë Vitia.
Vitia po ashtu bëri të ditur se disa masa të miratuara në të kaluarën mbesin akoma në fuqi.
”Një pjesë e masave do të vazhdojë edhe dy javë të tjera deri më datën 26 shtator të këtij viti. Kurse një pjesë do të shtohen, ashtu siç kemi paralajmëruar edhe para dy jave”, tha tutje ai.
Vitia tha po ashtu se varësisht nga situate epidemiologjike mund të ndryshohen këto masa edhe para 26 shtatorit. /Demokracia.com/