Lajme
Vitia: Investimi i munguar në dy dekada në shëndetësi, pati koston e vet
Demokracia
10:43 | 22 Shtator 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka raportuar sot para deputetëve lidhur me situatën me COVID-19,

Ai tha se edhe vendet më të zhvilluara vazhdojnë të ketë probleme në përballje me pandeminë, dhe jo vetëm Kosova.

Sipas tij Kosova nga fillimi është përballur me shumë probleme në shëndetësi, edhe ato më bazike.

“Republika e Kosovës nga fillimi u përballë me shumë probleme edhe me ato nga më baziket, si mungesa elementare e pajisjeve dhe barnave dhe kjo na dëshmoi se investimet e munguara për dy dekada në shëndetësi patën koston e vet në një mënyrë aspak të lehtë dhe të dhimbshme për qytetarët tanë”, theksoi ai.

Tutje Vitia tha se përkundër të gjitha masave, rrezikun vazhdon dhe do të vazhdojë marrë parasysh variantet e reja të cilat janë paraqitur gjatë kësaj kohe.

“Nga varianti fillestar Alfa e pastaj Delta, në pamë se vetëm me organizim dhe bashkëpunim, mund të zvogëlojmë numrin e dhembjeve. Deri vonë kemi pasur vetëm disa masa në dispozicion, masa të zakonshme, distancë, maska e higjiena”, shtoi tutje ai. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme