Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrë nesër vaksinën kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Vitia do të vaksinohet nesër në ora 11:00, përcjell Demokracia.com
“Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Më tej një njoftim thuhet se pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19./Demokracia.com/