Lajme
Vitia: 55 mijë doza të reja të vaksinës kundër COVID-19 pritet të vijnë në Kosovë
Demokracia
20:04 | 29 Gusht 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë një konference për media ka thënë se pritet të vijnë edhe 55 mijë doza të reja të vaksinës këtë javë.

Ai ka thënë se në stoqe janë 38.610 vaksina Pfizer në IKSHPK, por ka edhe një numër të konsiderueshëm që kalon 15 mijë që janë në komunat përkatëse për dozën e dytë.

Sipas tij, janë 132.438 vaksina AstraZeneca duke llogaritur këtu edhe mbi 5 mijë vaksina që janë nëpër komuna.

”Sa i përket vaksinës Pfizer. Ne më shumë administrojmë sesa marrim vaksina nga kompania Pfizer. Vaksina Astra Zeneca, nuk përbën asnjë problem. Studimet e shumta tregojnë se është po aq efektive ndaj Variantit Delta sa edhe vaksinat tjera, kështu që apeloj tek qytetarët që të mos zgjedhin vetëm vaksinën Pfizer, por ta zgjedhin edhe AstraZeneca”, ka thënë ai. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme