Lajme
Vitia: 12 mijë vaksinave “AstraZeneca” iu skadon afati më 31 korrik
Demokracia
12:33 | 08 Korrik 2021

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ftoi qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, pas që siç tha ai ekspertët vlerësojnë që në vjeshtë do të ketë një valë të re të pandemisë.

Vitia në një konferencë për medie pas marrjes së vaksinës, tha po ashtu se do të flasin me ekspertët për rishikimin masave, raporton Demokracia.com.

“Është shtyrë për pak kohë për të biseduar me ekspertët për shkak të paraqitjes së variantit Delta. Ky është një shqetësim i yni se ka edhe shumë vende pavarësisht që procesi i vaksinimit ka shkuar mirë, po e përmendi Britaninë ku një pjesë e mirë është vaksinuar, tani dominon varianti Delta dhe ka shumë qytetarë të vaksinuar. Por të gjithë ata që janë vaksinuar janë me simptoma jashtëzakonisht të lehta dhe i janë shmangur hospitalizimit. Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave. Do të flitet me ekspertë. Në momentin kur marrin rekomandimin e ekspertëve përmes mediave do t’i njoftojmë të gjithë qytetarët”, tha Vitia.

Vitia tha po ashtu se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme, andaj edhe sipas tij qytetarët duhet të vaksinohen kundër COVID-19.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, që sipas ekspertëve po thuajse është e pashmangshme, vetëm të vaksinuar e ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit. Ky variant është i pranishëm edhe në vendin tonë. Në pandemi vaksina është shpëtimi ynë. Prandaj ju bërë thirrje të mos keni as hezitimin më të vogël”, tha ai.

Vitia tha më tej se është vaksinuar më “AstraZeneca”, vaksinë të cilës i skadon afati më 31 korrik, raporton Demokracia.com.

“Edhe sot vaksinimin që e bëra unë e bëra me vaksinën që e ka afatin më të shkurtër “AstraZeneca”, që e ka afatin më të shkurtër që ka ardh nga Mbretëria e Norvegjisë, dhe ky afat i skadencës është me 31 korrik. Dhe janë 12 mijë vaksina të cilat do të shpenzohen shumë shpejt, kurse pjesa tjetër është deri më 31 gusht”, tha Vitia.

Kujtojmë se Kosova ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 në fund të marsit, ndërsa më 15 qershor ka filluar vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë./Demokracia.com/

Të ngjashme