Lajme
Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut fillon më 1 shkurt
Demokracia
23:09 | 17 Janar 2022

Share:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njofton se Qeveria ka pranuar propozimin e Shtabit të Krizës me çka viti shkollor do të fillojë më 1 shkurt.

“Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.

Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit.

Vendimi për vazhdimin e semestrit të dytë më 1 shkurt nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe ai do të përfundojë më 10 qershor, me përshtatjen e duhur të kurrikulës”, shkruan Kovaçevski. /Demokracia.com/

Të ngjashme