Lajme
Viti: Publikoi në TikTok video me pistoletë dhe shufër metali, shoqërohet në polici i mituri
Demokracia
09:58 | 24 Shkurt 2024

Share:

Është arrestuar një i mitur në Viti, pasi i njëjti ka publikuar në TikTok një video me pistoletë dhe një shufër metali.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, njofton Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme