Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur në komunën e Vitisë, dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Lëndim trupor/ Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persona. Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, tha ai.
Hashani tha më tej se njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit.
Ai shtoi më tutje se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan./Demokracia.com/