Lajme
Viti: Kapet mall i kontrabanduar në vlerë 18 mijë euro, arrestohet një person
Demokracia
10:23 | 14 Nëntor 2023

Share:

Një person është arrestuar nga policia në Viti.

Ai dyshohej se po fuste mall të kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit R.T, është gjetur mall në vlerë prej 18 mijë eurosh.

“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro, mall për të cilin nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e tij, i cili dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga RMV-RKS”, thuhet në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv

Lidhur me rastin është kryer edhe kontrolli në një lokacion tjetër të dyshuar por nuk është gjetur sasi e mallrave tjera.

“Të gjitha veprimet rreth rastit janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli  dhe automjeti janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe rasti trajtohet tutje në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme