Lajme
Viti: Dhunoi një të mitur që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet nga policia
Demokracia
08:58 | 29 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës  ka arrestuar një burrë të dyshuar se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti fillimisht ishte raportuar për zhdukjen e vajzës së mitur.

“DHUNIM/Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

 

Të ngjashme