Alenaca Kosovë e Re e udhëhequr nga Behgjet Pacollit në janar të 2020-ës e pati bërë të ditur se Besnik Bislimi, tash zv/kryministri i Albin Kurtit, ishte paguar nga kjo parti për shkrimin e planprogramit të tyre
Detyra e Bislimit, sipas AKR-së ka qenë në përkthimin i planprogramit në gjuhën angleze.
“Programi i Aleancës Kosova e Re (AKR) gjithëmonë është shkruar nga Presidenti i AKR, Behgjet Pacolli eventualisht me komentet e ndonjë bashkëpuntori të kohës të lamive të specializuara. Presidenti Pacolli ka shkruar programin me qëllim të sjelljes së ndryshimeve. Ai ka shkruar programet e AKR në shqip dhe anglishte dhe në përkthimin e programit herë pas here ka përfshir ekspert”.
“Ne rastin në fjal zotëri Behgjet Pacolli ka angazhuer profesor nga Universiteti Amerikan në Prishtinë si Arta Rama, Ilir Ibrahimi dhe Besnik Bislimi të cilët janë perkujdes për përkthim në anglishte me shumë pak shtesa stilistike angleze”, thuhej në njoftimin e AKR-së, shkruan Gazeta Insajderi.
Njerëzit e afërtë me Lëvizjen Vetëvendosje, që tash nuk janë pjesë e kësaj pratie si ish-deputetja Shqipe Pantina, dhe ish-zëdhënësi Shkodran Hoti e kishin akuzuar zëvendëskryeminsitrin Bislimi se i kishte marrë 60 mijë euro nga “smoki” Behgjet Pacollit të AKR-së.
E pikërisht për çështjen e pagave në Kosovë, ka folur dje zv/kryeminsitri Bislimi, duke thënë se “paga s’është loto, me hapë smok, me kqyr a ka dalë paga aty”.
‘’Po duam ligj të mirë e jo të shpejtë. S është projektligj që zgjidh problemet e kostos së jetesës. Një instrument që mbase kish mujt me u trajtu, por po trajtohet është paga minimale”, ka thënë ai në Komisionin për Integrim kur është pyetur për Ligjin e Pagave i cilli nuk arriti të miratohet në mars, transmeton Gazeta Insajderi.
Ndryshe, Besnik Bislimi, zëvendësi i parë i kryeministrit Albin Kurti, gjatë vitit 2021, nga taksat e qytetarëve ka shpenzuar mbi 6 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare, si dhe ka marrë mbi 3 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit, ka zbuluar Gazeta Insajderi, në mars të këtij viti.