Lajme
Viti 2008 | VV-ja një ditë para shpalljes së pavarësisë: Dita e diel, ditë e zakonshme, kjo nuk është pavarësi
Demokracia
20:22 | 16 Shkurt 2023

Share:

Lëvizja Vetëvendosje si një parti e krahut të majtë shumë herë ishte parë edhe si parti nacionaliste. Në fillimet e saj LVV ishe kritikuese për simbolet shtetërore, flamurin dhe himnin e shtetit të Kosovës.

Nesër bëhen 15 vjet nga data historike e shpalljes se pavarësisë.

17 shkurt 2008 nuk ishte një datë e triumfit edhe për LVV-në e asaj kohe.

Kjo parti një ditë para shpalljes kishte thënë se nuk është kjo pavarësi duke e quajtur ditë të zakonshme.

LVV vazhdimisht ishte kritikuese për procesin e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, shkruan insajderi.

Lideri VV-së në atë kohë ishte kundër flamurit të Kosovës, që siç e quante ai, “lara-lara”. Por, sot ulur në zyrën e kryeministrit, e quan të veçantë ditën e 17 shkurtit ndërsa para flamurit përkulet.

 

Të ngjashme