Zlatan Ibrahimoviq do të vazhdojë kontratën e tij me Milanin, duke nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2023, raporton La Gazzetta dello Sport.
Gjigantët e Serie A thuhet se do të hapin bisedimet me sulmuesin e tyre pas merkatos së dimrit, përcjell Demokracia.com.
Sulmuesi veteran ka një pagë prej 7 milionë euro në vit dhe marrëveshja e tij aktuale përfundon në qershor të vitit 2022.
Ibrahimoviq ndihet mirë në Milano dhe klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij. Andaj dy palët pritet të arrijnë një marrëveshje pa problem.
40-vjeçari ka shënuar tre gola në tetë paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe është i vendosur të qëndrojë në “San Siro” edhe për një vit.
Sipas raportit, objektivi i Ibrahimoviqit është të luajë në Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar midis nëntorit dhe dhjetorit të vitit të ardhshëm.
“Kuqezinjtë” duan të finalizojnë zgjatjen e kontratës për Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Ismael Bennacer përpara se të fillojnë negociatat me Ibran. /Demokracia.com