Lajme
Vitali Klitschko: Partnerët e Ukrainës duhet të zbatojnë sanksione të ashpra kundër Rusisë menjëherë!
Demokracia
22:01 | 21 Shkurt 2022

Share:

Kryebashkiaku i kryeqytetit te Ukrainës, Vitali Klitschko ka thënë se aleatët perëndimorë duhet të reagojnë pa humbur kohë ndaj agresionit rus që po ndodh në Ukrainë.

Ish-boksieri i njohur ka thënë se Rusia ka shkelur të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe ka copëtuar një vend në mes të Europës.

 “Partnerët e Ukrainës duhet të zbatojnë sanksione të ashpra kundër Rusisë menjëherë! Pa asnjë vonesë! Rusia ka asgjësuar të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare, duke bërë copë-copë vendin në qendër të Evropës. Ajo nuk tregon asnjë qëllim për të ndaluar sulmin e saj. A duhet të prodhojmë argumente të reja për të bindur kombet demokratike që të ndërmarrin veprime të bashkërenduara për të ndaluar agresorin?”, ka thënë ai në rrjete sociale.

Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus. Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura. Këtë ai e bëri në një paraqitje të drejtpërdrejt televizive.

Momenti kur Putin nënshkruan dekretin për “njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Donetskut dhe Luhanskut”

 

Të ngjashme