Ky vit për Granit Xhakën ka qenë mjaft i suksesshëm. Mesfushori shqiptar sa vjen e bëhet më i rëndësishëm te skuadra e Arsenalit.
Ai është shpallur dy herë radhazi lojtari i muajit te Gooners, ndërsa nuk kanë munguar komplimentat nga ekipi.
Së fundmi mësohet se Xhaka është nominuar për çmimin “Sportisti i vitit në Zvicër”.
Kujtojmë që do jetë pikërisht ky futbollist që do udhëheqë përfaqësuesen zvicerane drejt suksesit në Botërorin e Katarit.
Në listë ka edhe emra të tjerë si Noel Ott, Lla Watl, apo Alna Muller.