Auto&Tech
‘Vit i jashtëzakonshëm’ për Twitter-in, rekord i të ardhurave
Demokracia
12:50 | 10 Shkurt 2021

Share:

Të ardhurat e rrjetit social “Twitter” për tre muajt e fundit të vitit 2020 kanë thyer rekord.

Rrjeti social “Twitter” theu rekord pavarësisht frikës se pezullimi i pasionuesit më të madh të kësaj platforme, ish-presidentit amerikan, Donald Turmp mund të ndikojë në popullaritetin dhe të ardhurat e rrjetit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i ekzekutivit të kësaj platforme, Jack Dorsey, i cili tha se ky ishte një “vit i jashtëzakonshëm”.

Ai tha se të ardhurat u rritën për 28 për qind, në 1 miliard e 29 milionë dollarë, në krahasim me tre mujorin e fundit të viti 2019.

Trump kishte rreth 88 milionë ndjekës të Twitter. Por Twitter e pezulloi atë më 8 janar pas sulmit të dhunshëm në Capitol Hill të SHBA-së./Demokracia.com/

Të ngjashme