Lajme
“Vit i humbur, regres”, opozita e “konfronton” Kurtin për temat që ai i paraqiti si sukses gjatë 2023-shit
Demokracia
16:47 | 08 Janar 2024

Share:

Krerët e partive opozitare, kanë rënditur kritikat e tyre, për dështimet e Qeverisë Kuti gjatë vitit 2023. Për më tepër, sipas tyre, Kurti, të gjitha dëshmtimet gjatë këtij viti, po mundohet t’i “shes”, sikur të ishin suksese.

Kreu i AAK-së, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për dëshmtim, në ekonomi, drejtësi, në politikën e jashtme, si dhe skandalet që kanë përcjellur Qeverinë Kurti, përgjatë vitit.

Regres në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së Kosovës; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e shumë të tjera.” – ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, paftyrësia e kësaj qeverie koinsiston në faktin, se të gjitha këto dështime, po mundohet t’i paraqesin sikurse të ishin suksese.

“Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit.” – ka shkruar ai.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar pushtetin për mungesën e arritjeve dhe projekteve madhore që, sipas tij, karakterizuan vendin në të tri vitet e fundit. Sanksionet, mosnjohjet e reja dhe mungesa e anëtarësimeve janë vetëm disa nga dështimet që sipas Abdixikut kanë ndodhur si pasojë e keqqeverisjes së pushtetit aktual.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i LDK-së ka theksuar se, megjithëse ka pasuar njohje të pasaportave, vendi ka dështuar në tërheqjen e njohjeve të reja nga vende të tjera ndërkombëtare.

“Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!” – ka shkruar Abdixhiku.

Një tjetër çështje e ngritur nga Abdixhiku ka qenë ajo e marrëveshjes me kompaninë ‘ELEKTROSEVERI’, e cila është në pronësi të shtetit të Serbisë. Ai ka kujtuar se për 7 vite, Vetëvendosje kundërshtoi me protesta një marrëveshje të tillë.

“Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.” – ka thënë i pari i LDK-së.

Në fund, Abdixhiku ka akuzuar pushtetin aktual se në mungesë të projekteve madhore, të arritjeve kapitale dhe forcimit të shtetësisë ndërkombëtare, i ka humbur 3 vjet shtetit të Kosovës.

“Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.” – tha ai.

Ndërkohë, Kryeministri Kurti është mburrurr edhe për javën e parë të vitit 2024, që sipas tij u karakterizua me suksese. Lëvizja e lirë pa viza, njohja e pasaportës nga ana e Spanjës si dhe zbatimi i marrëveshjes me Serbinë për targat, si dhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore, shënojnë sukses sipas tij.

Të ngjashme