Lajme
Visar Ymeri lavdëron Lumir Abdixhikun: Jo populist, i matur dhe i vërtetë
Demokracia
20:13 | 03 Shkurt 2023

Share:

Analisti Visar Ymeri ka lavdëruar liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas intervistës së këtij të fundit mbrëmë.

Ymeri përmes një shkrimi në Facebook e vlerësoi Abdixhikun si jo populist, i matur dhe i vërtetë.

“E dëgjova mbrëmë intervistën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Pressing T7. Bashkë me debatin në Kuvend për dialogun, e plotësoi një pozicionim të qartë karshi dialogut dhe politikave të qeverisë në përgjithësi. Përballë paparashikueshmërisë dhe mungesës së maturisë që e kemi parë nga KM dhe Qeveria, qëndrimet e tilla racionale e të kujdesshme duken politika që po i mungojnë Republikës së Kosovës. Natyrisht, për një kohë të shkurtër figura e ‘pakompromis’ që Kryeministri po do ta ndërtojë për vete edhe mund të duket i pëlqyeshëm e simpatik, Por jo kur rrezikon Kosovën, e veçanërisht jo kur dështon shpesh e shpejtë”, ka shkruar Ymeri.

“LDK e Abdixhiku në anën tjetër po i rezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta. Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar”, ka shkruar ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme